RTV Ora - Leyla Moses-Ones: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit
Описание
#rtvora E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane, Leyla Moses-Ones ka vlerësuar punën e policisë së shtetit në luftën kundër terrorizmit. Ajo tha se asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, ndërsa garantoi mbështetjen e SHBA në këtë sfidë. Deklarata e Leyla Moses-Ones u bë gjatë një seminari mbi përdorimin terrorist të teknologjis Leyla Moses-Ones: Dua të vlerësoj përpjekjet e bëra nga policia gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj për të mbrojtur qytetarët. Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj t'ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim. SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit. Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse në ndërtimet e kapaciteteve të tyre për të luftuar terrorizmin. Ne e dimë se asnjë vend nuk ka imunitet nga terrorizmi. Policia e Shtetit shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm të lidhur me terrorizmin. Kjo tregon një rritje në zhvillimin e aftësive që i atribuohet trajnimeve të kohëve të fundit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat më të mira policore në Evropë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/leyla-moses-ones-asnje-vend-nuk-eshte-imun-ndaj-terrorizmit Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии