Arena - Pse nuk vazhduan betejën edhe në Kuvend edhe në rrugë? Ja si përgjigjet Nishani
Описание
#rtvora #arena Ndiqni emisionin e plotë këtu: youtu.be/YwIfQ8fXCpc Bujar Nishani, ish-Presidenti i Republikës, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në emision Arena në RTV Ora i është përgjigjur pyetjes se përse opozita dogji mandatet, dhe nuk zgjodhi edhe të protestonte por edhe të qëndronte në kuvend. Pjesë nga biseda: Hila: Pse nuk qëndruat edhe në parlament, edhe të protestonit? Nishani:Logjika juaj është më e sakta në këndvështrimin e parë. Parlamenti dhe institucionet janë vendi i parë i debatit, janë të padiskutueshme. Dhe janë ABC e demokracisë. Por ne kishim eksperiencën. Kushtetuta nuk e lejonte që të zgjidhej një prokuror i përkoshëm, mazhoranca nuk e përfilli kushtetutën. Së dyti;Ligjet që miratohen në parlament, kanë kushtin që të jenë në përputhje me kushtetutën, në momentin që nuk përputhen me kushtetutën, opozita nuk ka fuqinë e kartonëve. Kushtetuta thotë që nuk lejohen të miratohen ligje me efekte financiare që të kenë fuqi prapavepruese. Ligji që u bë mbi dividentin, binte në kundërshtim të hapur me këtë, mazhoranca nuk e përfill edhe këtë. Presidenti e refuzon, mazhoranca nuk e përfill as atë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe në këto kushte nuk ka rrugë tjetër Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pse-nuk-vazhduan-betejen-edhe-ne-kuvend-edhe-ne-rruge-ja-si-pergjigjet-nishani Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии