RTV Ora - Regjistrohen 34 parti për zgjedhjet, mes tyre Topi, Ngjela, Kokëdhima dhe Patozi смотреть онлайн

0 просмотров 28.05.2019 00:01:25

Описание видео

#rtvora Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të marrin pjesë 34 parti politike. Në KQZ ka dorëzuar kërkesën dhe partia Bindja Demokratike e kryesuar nga astrit patozit, por për shkak të mungesës së vendimit të regjistrimit në gjykatë, për këtë forcë është lënë dhe nëj afat 5 ditor për paraqitjen e dokumenteve. 34 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Këtë të martë, KQZ ka votuar pro për 9 forca politike mes tyre ato të drejtuara nga Bamir Topi, Spartak Ngjela dhe Koço Kokëdhima. Në momentet e fundit të afateve ligjore, dokumentet janë dorëzuar dhe nga Bindja Demokratike, e cila koordinator do të ketë ish-deputetin e PD-së, Astrit Patozi. Por dosja e partisë më të re është ende e paplotë, pasi nuk është konfirmuar në gjykatë. Të dhënat, sigla, statuti dhe anëtarët e kryesisë janë dorëzuar po këtë të martë në Gjykatën e Tiranës. Megjithatë në bazë të procedurave, KQZ i ka dhënë të drejtën për të paraqitur të gjithë dokumentet brenda 5 ditëve. Më pas vendimi për regjistrimin apo refuzimin si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore do të diskutohet në KQZ. Një tjetër debat në KQZ ishte dhe për regjistrimin e Libra ku si përfaqësues ishte vendosur emri i Ben Blushit. Kryetari i kësaj partie Endri Tafani u shpreh i habitur për futjen e partisë që drejton në zgjedhje, pasi ai nuk kishte firmosur. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/regjistrohen-34-parti-zgjedhjet-mes-tyre-topi-ngjela-kokedhima-dhe-patozi Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Regjistrohen 34 parti për zgjedhjet, mes tyre Topi, Ngjela, Kokëdhima dhe Patozi посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
regjistrohen, parti, zgjedhjet, tyre, topi, ngjela, kokëdhima, patozi