RTV Ora – Grabitja në Rinas, Sejko: Thasëve me para iu hiqet GPS-i në aeroport

1 просмотров 28.05.2019 00:01:14

Описание

#rtvora Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reaguar për herë të parë pas grabitjes së miliona eurove në Rinas. Sejko është shprehur i shqetësuar për përsëritjen e rasteve të ngjashme të grabitjeve. Guvernatori bëri thirrje për marrjen e masave, që ngjarja të mos përsëritet. Gent Sejko: Jemi të shqetësuar që ngjarje të tilla po përsëriten. Duhet të merren masa që të mos ndodhin më. Arrestimi i katër personave - Policia arrestoi mbrëmjen e 20 prillit katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit. Personat e ndaluar dyshohen se kanë lidhje me grabitjen. Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor?. Furgonit iu modifikua shasia për të hapur dyert e aeroportit. Një prej të ndaluarve dyshohet të jetë nga Fushë-Kruja. Asnjë informacion mbi shumën e grabitur- Nuk ka ende një informacion të saktë mbi shumën totale të grabitur. Prokuroria e Krimeve të Rënda u dërgoi më 18 prill shkresë zyrtare tre bankave të niveli të dytë për shumat e parave që i kishin destinuar për tu depozituar jashtë. Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike afersisht 5.7 milionë euro. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-sejko-te-merren-masa-ngjarje-te-tilla-te-mos-perseriten Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Grabitja, Rinas, Sejko, Thasëve, para, hiqet, aeroport