“Historia e kopshtit zoologjik” ne Teatrin Eksperimental смотреть онлайн
Описание видео
Është konsideruar një nga dialogjet më të famshme i shkruar nga dramaturgu amerikan Edëard Albee mbi 60 vjet më parë. Xherri dhe Piter u takuan rastësisht në Central Park të Nju Jorkut, por dialogu mes tyre mes sarkazmës dhe ironisë nxjerr në pah mungesën e komunikimit mes njerëzve, një subjekt sa i thjeshtë në dukje, aq edhe reflektues. Shfaqja ?Historia e kopshtit zoologjik? erdhi premierë në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? me regji të Eni Janit. Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur që atë që unë kisha në mendje për ta sjellë përpara spektatorit dhe për ta përcjellë për më tepër, kjo gjë erdhi dhe u përcoll . Aktori Kristian Koroveshi rrëfen mesazhin që përcjell roli i tij. Do ta kishte zili jo thjesht për të qenë protagonist i shfaqjes, por për gjithë kompleksitetin dhe gjithë gamën e gjerë të ndjesive emocionale që roli mbart brenda vetes . Ndërsa, aktori Genc Fuga është falenderues në përfundim të shfaqjes. Faleminderit për çdo duartrokitje, faleminderit për çdo frymëmarrje të publikut. Ngaqë ishim afër, e ndjemë gjithë reaksionin e tij . Kjo shfaqje e cila vazhdon në skenën e Eksperimentalit vlen për të reflektuar dhe ngritur pyetje mbi atë që përfaqëson realisht njeriu dhe jo me atë që duket në pamje të parë. Tv Klan Рекомендуем “Historia e kopshtit zoologjik” ne Teatrin Eksperimental посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя