RTV Ora - Tragjedi në Pukë/ Prindërit digjen në banesë, fëmijët shpëtojnë gjyshen
Описание
#rtvora Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Breg të Pukës në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë të një zjarri në banesë një çift bashkëshortësh humbën jetën, ndërsa katër fëmijët e çiftit dhe gjyshërit e tyre fatmirësisht shpëtuan por të plagosur. Dyshimet janë se shkak për zjarrin u bë një shkëndije elektrike. Burrë e grua humbën jetën në fshatin Breg të Pukës, pasi banesa e familjes u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit. Viktima të flakëve mbetën çifti i bashkëshortëve, Petrit e Dava Ndoj, 46 dhe 35 vjeç. Fatmirësisht katër fëmijët e familjes, më i madhi 15 vjeç arritën të shpëtojnë me plagë të lehta duke u hedhur nga dritaret e katit të dytë ku po flinin. Ata arritën të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar. Sipas policisë ka qenë gjyshi 82 vjeçar ai që ka dhënë alarmin për zjarrin dhe ka zgjuar fëmijë. Por prindërit e tyre nuk arritën të dalin nga banesa. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/puke-shtepia-perfshihet-nga-flaket-vdesin-burre-e-grua Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии