RTV Ora - Qeveria jep 10 lek për çdo litër qumësht të shitur nga fermerët
Описание
#rtvora Zhvillimi i bujqësisë dhe fermave janë në qendër të Ministrisë së Bujqësisë. Ministri, Blendi Çuçi, ishte në një kompleks blegtoral gjedhësh në Kashar ku ndër të tjera ka diskutuar edhe skemën e re të subvencionimit, ku për çdo litër qumësht me faturë do të jepet 10 lekë. Çuçi: Është një kompensim goxha i rëndësishëm për fermerin sidomos për fermerin e vogël.Gjëja kryesore që ne duhet të fokusohemi është formalizimi i sektorit. Çuçi ka shtuar se synohet gjithashtu rritja e formalizimit dhe stabiliteti i këtij sektori. Aplikimet e fermerëve të qumështit për të marrë kompensimin nga qeveria pritet të nisin në datën 22 prill në të gjitha agropikat dhe zyrat e buqjësisë në qarqe. Çuçi: E kemi bërë shumë kollaj. Mjafton NIPT-in, faturën dhe ti merr 10 lekëshin për litër. Paratë e subvensioneve për çdo litër qumësht do të derdhen në llogaritë e tyre bankare pasi të kenë dorëzuar faturën tatimore që e marrin nga pikat e përpunimit dhe grumbullimit të qumështit. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/qeveria-jep-10-lek-cdo-liter-qumesht-te-shitur-nga-fermeret Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии