RTV Ora - 'Fejdexhinjtë' e Shkodrës: Nuk i kemi dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit
Описание
#rtvora Gjykata e Apelit të Shkodrës pritet të shpallë të mërkurën vendimin për masat e sigurisë ndaj 12 personave të akuzuar si pjesë e grupit që jepte para me fajde me interes të lartë në këtë qytet. Në fund të seancës që u zhvilllua të martën për 4 orë prokurori Brahim Dragjoshi tha se masa e sigurisë ?arrest me burg? duhet të lehtësohet për shtetasit Naim Ahmeti, Adri Bala dhe Lulzim Sylja. Ndërkohë për 9 personat e tjerë prokurori i qëndroi kërkesës për lënien e tyre ?arrest me burg?. Thuajse të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre para gjykatës. Bërhan Alija ka shpjeguar përmes avokatit se klienti i tij nuk ka dhënë para me fajde tek ish prefekti i Shkodrës apo dy djemtë të tij. Sipas tij i vetmi veprim ishte blerja e një makine. Më pas radha ishte për ish-kancelarin e gjykatës Artan Dragani, avokati i të cilit u shpreh se klienti i tij duke patur lidhje miqësore me djemtë e ish prefektit u ka dhënë një shuma parash për t?i ndihmuar në situatën e vështirë ekonomike por jo me fajde siç pretendohet. I arrestuari tjetër, Edi Memçaj pretendoi se nuk i ka dhënë para me fajde djemve të ish prefektit Paulin Radovani. Ai tha se ka blerë një tokë në Velipojë në shumën 10 milion lekë dhe një dyqan motrës të ish prefektit Radovani. Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati mbrojtës i Marjan Bregut i cili e quajti atë që ka bërë ish prefekti si një skemë piramidale. Marjan Bregu, mësues në shkollën e mesme ?Jordan Misja?, peshëngritës i Vllaznisë i ka patur shokë djemtë e ish prefektit tha avokati mbrojtës dhe sot është i arrestuar dhe ata që kanë mashtruar janë të lirë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/fejdexhinte-e-shkodres-nuk-i-kemi-dhene-para-me-fajde-djemve-te-ish-prefektit Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии