RTV Ora - PS: KQZ të përgatisë administratën edhe po bojkotoi opozita смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora Partia Socialiste ka kërkuar prej KQZ përgatitjen e administratës për realizimin e zgjedhjeve vendore. Deputetët e komisionit të ligjeve kanë theksuar se bojkoti i zgjedhjeve prej opozitës nuk mund të ndikojë në realizimin e procesit. Një tjetër debat është zhvilluar dhe për institutin e komunizmit, ku Braho e ka cilësuar kryetarin e institucionit si ballist. Në përgjigje Agron Tufa është shprehur se deputeti Braho është përfaqësues pikërisht i sigurimsave. Bojkoti i zgjedhjeve vendore prej opozitës nuk do të ndikojë në përgatitjen e procesit prej KQZ. Madje në përfundim të raportit vjetor të këtij institucioni deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të ligjeve kërkuan marrjen e masa për funksionimin e administratës zgjedhore. Fino: Funksionimin e rregullt të administratës zgjedhore duke konsideruar që mund të ndodhë në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare. Në diskutimin për monitorimin e shpenzimeve të partive, deputetët e PS nuk nguruan të rikujtonin kontratat e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike. Hyseni: Kur një parti politike dhe lideri i saj është kapur duke financuar gati 1 mln dollarë. Në diskutimin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit, Deputeti Spartak Braho kërkoi shkarkimin e drejtuesit të këtij instituti, pasi sipas tij është kthyer në seksion të Ballit Kombëtar që nxin luftën dhe dëshmorët. Braho: Do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t'i thërrasë mendjes. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët dhe nuk ka asnjë shkencore në tërë analizat. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ps-kqz-te-pergatise-administraten-edhe-po-bojkotoi-opozita Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - PS: KQZ të përgatisë administratën edhe po bojkotoi opozita посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя