Rreze Dielli 1 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Muffin me perime смотреть онлайн
Описание видео
Muffin me perime: Përbërësit: 200 gr perime të ndryshme 4 vezë 180 gr miell 100 ml qumësht 80 ml vaj 4 lgj parmixhan i grirë 1 qepë e njomë Pluhur pjekës Kripë dhe piper i zi Pak vaj ulliri Përgatitja: Vendosim në një tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë në rrathë deri sa të zbutet e më pas vendosim perimet e prera në kubikë të vegjël, ndërsa specin të prerë në shirita. I kaurdisim së bashku me qepën sa të ulin pak volumin për 7-8 minuta. Në një tas rrahim vezët e plota. Shtojmë vaj, qumësht, parmixhanin e grirë , miellin, pluhurin pjekës kripë e piper. Të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë në një tas deri sat ë përftohet një brumë i lëngshëm. Shtojmë perimet, i përziejmë mirë së bashku (ruajmë pak për dekor). Ndajmë brumin në 12 kallëpe të lyera më parë me yndyrë dhe të pudrosim me miell. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 25 minuta. I lëmë muffins të ftohen dhe më pas i shërbejmë. Рекомендуем Rreze Dielli 1 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Muffin me perime посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии