RTV Ora - Nën masa të forta sigurie, Asmer Bilali merr pjesë në varrimin e babait dhe të xhaxhait

5 просмотров 23.05.2019 00:02:12

Описание

#rtvora Ekzekutimi i vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali të shtunën në Shkodër ende nuk ka autorë. Pista kryesore e hetimit mësohet se është ajo e hakmarrjes, por veprimet e para të Policisë 24 orë pas vrasjes së dyfishtë nuk ka dhënë rezultate të shpejta. As dëshmitë e 20 personave të shoqëruar në polici duket se nuk i kanë shërbyer arrestimit të ekzekutorëve të dy vëllezërve Bilali, por vetëm zbardhjes së dinamikës. Mbi bazë të provave, hetuesit dyshojnë se Astrit Bilali iu kundërpërgjigj atentatorëve me një pistoletë që u gjet pranë trupit të tij. Ndërkohë autorët e sulmit nga ana tjetër përdorën një automatik kallashnikov që u gjet në makinën e djegur pas vrasjes Arma do të dërgohet në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë në kërkim të gjurmëve të autorëve. Por fakti që makinës iu vu flaka, i zbeh pritshmëritë, pasi djegia e makinave është një mënyrë që përdorin autorët e ngjarjeve kriminale për të dëmtuar provat. Makina nga ana tjetër rezulton e vjedhur në vitin 2018, ndërsa për të larguar vëmendjen i ishin mbivendosur targa të një mjeti tjetër. Brahim Bilali drejtonte shoqatën ?2 Prilli? në Shkodër, ndërsa Astrit Bilali është babai i ish-boksierit të Vllaznisë. 59-vjeçari është babai i Asmer Bilalit i arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/nen-masa-te-forta-sigurie-asmer-bilali-merr-pjese-ne-varrimin-e-babait-dhe-te-xhaxhait Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
masa, forta, sigurie, Asmer, Bilali, merr, pjesë, varrimin, babait, xhaxhait