Vrasjet në Shkodër/ Imzot Massafra: Disa pranojnë edhe plumbin kokës për shkak të krenarisë

1 просмотров 23.05.2019 00:01:36

Описание

Arqipeshkevi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen Shën Shtjefni për 200-vjetorin e lindjes së arbërëshit Andon Santori ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polisë dhe të dy vëllezërve Bilali një ditë më parë. Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njeri e braktis për shkak se nuk i siguron pasuri. Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet. Arqipeshkevi beri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin. Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur deklaroi Massafra. Po ashtu, ai bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.

Комментарии

Теги:
Vrasjet, Shkodër, Imzot, Massafra, Disa, pranojnë, edhe, plumbin, kokës, shkak, krenarisë