RTV Ora – Apeli i ish-Presidentëve: Ilir Meta mund të negociojë për krizën politike

0 просмотров 23.05.2019 00:01:34

Описание

#rtvora Ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, mendojnë se për zgjidhjen e krizës poltike në vend për shkak të djegies nga opozita të mandateve, duhet të angazhohet kreu i shtetit. Moisiu dhe Meidani, kërkojnë ndërgjegjësim të klasës politike për reformat zhvilluese dhe integruese të vendit. Alfred Moisiu: Duhet të ndërhyjnë. Është e drejtë e tij si do të vendosë, por klasa politike duhet të ndërgjegjësohet sepse kështu nuk mund të ecet më përpara. Rexhep Meidani: Teorikisht po, praktikisht varet sa është zëri i fuqishëm brenda klasës politike. Edhe pse e quan ekstreme vendimin për të djegur mandatet, Meidani, thotë se tashmë zgjidhjen e krizës poltike në dorë e ka mazhoranca. Rexhep Meidani: Vendimmarrja kryesore është e asaj që qeveris. Nëse gjykon që mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme vendimmarrjen e merr kjo klasë politike por në gjykimin tim të gjithë opsionet janë në tavolinë. Deklaratat e ish presidentëve erdhën pas konferencës së lidershipit ballkanik, e cila ne qendër të diskutimeve kishte adresimin e situatës aktuale në vend dhe prezantimi i një vizioni për zhvillim të qëndrueshëm. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/apeli-i-ish-presidenteve-ilir-meta-mund-te-negocioje-krizen-politike Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Apeli, Presidentëve, Ilir, Meta, mund, negociojë, krizën, politike