RTV Ora – Tragjedia e Otrantos, familjarët: Italia na ka paditur për të bllokuar dëmshpërblimet

4 просмотров 22.05.2019 00:01:06

Описание

#rtvora Në 22-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave thanë se proceset gjyqësore sipas tyre dhe dëmshpërblimet janë bllokuar pasi janë paditur nga shteti italian. Ndaj në këtë përvjetor ata kërkuan mbështetjen e shtetit shqiptar për drejtësinë sipas tyre të munguar në dy dekada. 22-vjetori i tragjedisë së Otrantos u përkujtua me lot e lule nga familjarët e viktimave. Kështu siç jemi ne kërkojmë drejtësi, drejtësi, këtu nuk ka shtet . Por nga paditës këtë përvjetor zbuluan se janë të paditur nga shteti italian, çka ka bllokuar dëmshpërblimet që u takojnë. Më kanë thënë që juve ju ka paditur shteti italian, sikur ne kemi faj dhe na kanë ndërprerë dhe gjyqin, dhe dëmshpërblimin dhe të tëra nuk duan të na i japin më . Ndaj kërkojnë mbështetjen e shtetit për të marrë drejtësinë. sipas tyre të mohuar. Shteti ynë e ka detyrë kushtetuese, duhet të na mbrojë me ligj si qytetarë shqiptarë. Po na sjell vërdallë italiani si i do qejfi . Të na lindë e drejta të marrim dëmshpërblimin e fëmijëve tanë . Në vitin 1997, anija Kateri i Radës me 118 persona, mes të cilëve gra e fëmijë, u godit nga anija luftarake Sibila . Për pasojë 84 persona u mbytën, 34 prej tyre shpëtuan, dhe 24 humbën në fundin e detit. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/tragjedia-e-otrantos-familjaret-italia-na-ka-paditur-te-bllokuar-demshperblimet Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Tragjedia, Otrantos, familjarët, Italia, paditur, bllokuar, dëmshpërblimet