RTV Ora - Vrasja e Ravik Gurrës, edhe avokatët e Korçës bojkotojnë 3 ditë shërbimet

0 просмотров 22.05.2019 00:01:05

Описание

#rtvora Pas Elbasanit edhe avokatët e Korçës dolën në protestë dhe vendosën bojkotin e proceseve gjyqësore në shenjë protestë për vrasjen e avokatit Ravik Gura. Ata do të bojkotojnë proceset gjyqësore të Shkallës së Parë dhe në Apel për tri ditë me radhë. Dhoma e Avokatisë Korçë vendosi të bojkotojnë për tre ditë të gjitha proceset gjyqësore, në shenjë protestë për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit. Avokatët e Korçës i janë bashkuar vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në këtë protestë të nisur nga dhoma e Avokatisë në Elbasan. I bëjmë thirrje organeve të zbardhin ngjarjen. Jemi në mbështetje të kolegëve të Elbasanit. Protesta jonë do të vazhdoje tre ditë. Jemi të rrezikuar, pasi po sulmohet institucioni i avokatit. Në Shqipëri është avokati i dytë që vritet. Nëse nuk zbardhet ngjarja do të marrim masa të tjera , tha kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë. Duke e cilësuar ngjarjen një krim të rëndë e duke theksuar se ata vazhdimisht ndihen të rrezikuar, avokatët kërkojnë nga drejtësia gjetjen sa më parë të autorëve të vrasjes së kolegut Gurra. Në të kundërt paralajmërojnë edhe përshkallëzimin e protestës së tyre. Por edhe pse në protestë avokatët e Korçës ndoqën rrugën ligjore duke kërkuar shtyrjen e gjyqeve pranë Gjykatës së Korcës. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/vrasja-e-ravik-gurres-edhe-avokatet-e-korces-bojkotojne-3-dite-sherbimet Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Vrasja, Ravik, Gurrës, edhe, avokatët, Korçës, bojkotojnë, ditë, shërbimet