Rreze Dielli 25 Mars 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Makarona margarita

2 просмотров 11.04.2019 00:22:54

Описание

Makarona margarita Përbërësit: 400 gr makarona pene 125 gr mozzarella 150 gr domate qershi 500 gr kunguj të njomë borzilok 4 lgj vaj ulliri 1 thelpi hudhër Përgatitja: Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar dhe kripë. Shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë për aq minuta sa është shkruar në etiketë. Pastrojmë kungujt dhe i presim ato në rrota me trashësi 3-4 cm. Vendosim tiganin e zgarës, e lyejmë me vaj dhe pjekim kungujt. Më pas i largojmë të ftohen. Domatet i presim në gjysma dhe më pas i vendosim në një tas. Shtojmë 7-8 gjethe borzilok të copëtuar me dorë, 1 thelb hudhër të grimcuar, 3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, mozzarella të prerë në kubikë ose mozzarella të viogla. Kullojmë makaronat dhe i trazojmë ato në tasin ku kemi vendosur domatet. I përziejmë mirë duke shtuar dhe kungujt e pjekur. Shtojmë pak vaj ulliri të freskët, pak kripë, i përziejmë mirë dhe janë gati për tu shërbyer.

Комментарии

Теги:
rreze, dielli, mars, 2019, gatuajmë, vjollca, makarona, margarita