RTV Ora - Rama tregon pse shkoi në Berlin, pranon se ishte vizitë jo formale
Описание
#rtvora Kryeministri Edi Rama hedh poshtë lajmet se ai ishte shtruar në spital në Gjermani me emrin Mustafa Rama. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam i shtruar në Berlin por në zyrën time në Tiranë. Njerëz jemi, por dhe mund të sëmuremi por nuk ishte fare ky rasti. Në Berlin kam kaluar dje pasi qëndrova dy ditë në Paris dhe isha për hall, po është e vërtetë, por jo për shëndetin tim por për të takuar miq dhe partnerët e Shqipërisë. Për tu shpjeguar mesa të mundesha arsyet e pamjeve të shëmtuara që kundërshtarët tanë rrugëhumbur me shfaqjet e dëshpërimit të tyre eksportojnë nëpër botë me ato pseudoprotestat e tyre. Për tu kërkuar mbështetje për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim dhe për të kuptuar më shumë për situatën e brendshme politike në vendet kyçe për vendimmarrjen mbi negociatat me Shqipërinë. Takimet i kerkova vete- Rama pranon se nuk ishte vizitë zyrtare por ishte jo formale pune e kërkuar nga vetë ai për të komunikuar lidhur me situatën ku ndodhet Shqipëria. Edi Rama: Që nga bisedat me ish presidentë, ish kryeministra, zyrtarë të lartë dhe opinionistë në zë në Paris, tek bisedat e djeshme në Bundestagun gjerman me përfaqësues të nderuar të Partisë kryesore të koalicionit qeverisës, partnerë e miq të mirë të Shqipërisë. Mos bërja publike e emrave është pjesë e etikës së një vizite jo formale që shprehimisht ia kam kërkuar vetë pa media. Në kushtet konfidencialiteti për të pasur maksimumin e lirisë së shkëmbimit të pikëpamjeve dhe informacioneve. Unë sëmurë?! Rama e quan histori të stisur atë të sëmundjes së tij madje tregon se ka qeshur me miqtë e tij të cilëve u kishte treguar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/rama-tregon-pse-shkoi-ne-berlin-pranon-se-ishte-vizite-jo-formale Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии