Ora News – KQZ fut edhe dy deputetë në Kuvend, Alban Zenelin dhe Ligoraq Karamelon
Описание
#oranews #mandatet Dy deputetë të rinj i shtohen radhës së opozitës në Kuvend, duke e çuar në 14 numrin e kartonëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin Alban Zenelit në Kukës dhe Ligoraq Karamelos në Korçë, të cilët ishin në listën e Partisë Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi zëvendësimin e deputetëve që u dorëhoqën, duke i dhënë mandatin dy ligjvënësve të rinj, çka çon në 14 kartona numrin e opozitës në Parlament. Mandati i Flamur Nokës në Kukës iu dha të tretit në listë, Alban Zenelit, ndërsa në Korçë mandati i Ervin Saljanjit, i shkoi Ligoraq Karamelos. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve debatuan sërish për radhën e ndjekur në zëvendësimin e listës së PD-së. Denar Biba: Propozimi im është të kalojmë te zoti Ervin Salianji. Klement Zguri: Ose qëndroji mendimit që bëmë dje debat dhe sot, nuk mund të bësh standard të kësaj natyre. E kuptoj shumë mirë vijën logjike. Denar Biba: Pse nuk thua faleminderit që të dhamë mundësinë të votosh ashtu siç dëshiron. Klement Zguri: Unë e di që ju edhe mund ti lidhni duart që të mos votosh fare. E keni edhe këtë natyrë. Nëqoftëse Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo do të paraqiten para Kuvendit për të bërë betimin, numri i deputetëve arrin në 93. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar 14 kandidatët në listën pasuese të PD-së dhe LSI-së, ndërsa formularin e dekriminalizimit deri në këto momente e ka dorëzuar i 11 në listën e LSI-së në Tiranë, Ralf Gjoni. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/kqz-fut-edhe-dy-deputete-ne-kuvend-alban-zenelin-dhe-ligoraq-karamelon Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии