Ora News - Pyll në mes të Vlorës смотреть онлайн
Описание видео
#oranews Rikonstruksioni i Bulevardit qendror të Vlorës nuk do të sjell reduktim të numrit të vendparkimeve, çështje për të cilën ka shumë shqetësim në qytetin bregdetar. Kryebashkiaku Dritan Leli thotë se punimet do të përfundojnë para nisjes së sezonit. Punimet për rikonstruksionin e Bulevardit ?Ismail Qemali? në Vlorë nuk do të jenë pengesë për sezonin turistik veror. Kryebashkiaku Dritan Leli shprehet se punimet do të përfundojnë në afat, por nëse do të ketë elementë të mbetur nuk do të ndikojnë te pushuesit Leli: Të gjithë bashkë jemi duke bërë maksimumin në mënyrë që të arrijmë që të arrijmë që për sezonin turistik të kemi përfundim të projektit. I pranishëm në nisjen e mbjelljes së pemëve që sipas tij do të krijojnë një pyll në mes të qytetit bregdetar, Leli qetësoi banorët dhe pushuesit që frekuentojnë Vlorën për numrin e vendeve të parkimit. Leli: 4 korsi gjelbërimi që do ta shndërrojnë bulevardin Ismail Qemali në një korsi të gjelbëruar, në një pyll në mes të qytetit. Numri i parkimeve këtu është i njëjtë me numrin e parkimeve që ky bulevard kishte përpara fillimit të këtij projekti. Rikualifikimi i Bulevardit qendror të Vlorës nisi në vitin 2018 me një fond prej 280 milionë lekësh, ndërsa së shpejti pritet të nisë një projekt për restaurimin e fasadave të ndërtesave përgjatë tij. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pyll-ne-mes-te-vlores Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News - Pyll në mes të Vlorës посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии