Ora News - Tahiri , avokati: Do të kërkojmë pushimin e çështjes смотреть онлайн
Описание видео
#oranews Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar prokurorinë që kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë për afatet e hetimore të Saimir Tahirit. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia, në një prononcim pas seancës e cilësoi absurd qëndrimin e organit të akuzës, ndërsa tha se do të kërkojë në gjykatë pushimin e çështjes pasi sipas tij fashikulli i dërguar në gjyq nuk ka asnjë material shtesë nga dosja italiane për të cilën hetimet ndaj Tahirit ja në pushuar. Vetëm pak ditë pasi i është komunikuar akuza dhe dërgimi i dosjes në gjyq, Sajmir Tahiri është rikthyer sërisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai bashkë me avokatin morën pjesë në seancën e Gjykatës së Apelit ku prokuroria kishte ankimuar vendimin e togave të zeza të shkallës së parë që lanë 1 marsin si afat për mbylljen e hetimeve. Por kërkesa e prokurorisë është rrëzuar nga Gjykata e Apelit, ndërsa avokati i Tahirit, Maks Haxhia tha se Prokuroria është kontradiktore në këtë çështje. Kemi marrë fashikujt e përgatitur nga prokuroria që do ti çohen gjykatës dhe do ti gjykojë gjykatësi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse çështja do të shkojë në gjyq apo do të pushohet . Maks Haxhia tha se pala mbrojtëse do të bëjë kundërshtimet e veta. Do ti parashtrojmë gjykatës të gjithë rrethanat që ka materiali. Është një material që nuk ka asnjë bazë ku mbështet kërkesa e prokurorisë.Ëshë absurditet pretendimi që ka prokuroria asa nën mangë, gjë që jo vetëm nuk lejohet proceduralisht por të jeni të sigurt që nuk ka . Avokati i Tahirit tha se do të kërkojë në seancën paraprake pushimin e çështjes për klientin e tij. Por në rast se shkon në gjyq, ai tha se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar. Jo, absolutisht. Është një temë që do e diskutojmë. Por derisa ne mohojmë çdo gjë, pretendojmë dhe kërkojmë të na jepet një fakt kriminal ku është implikuar zoti Tahiri, si mund të kërkojmë gjykim të shkurtuar? Maks Haxhia tha se do të bëjnë kallëzim penal për prokurorët. Kanë nxjerrë aktet në opinion dhe së dyti i ka nxjerrë të deformuara për të përgatitur paaftësinë e tyre. Disponojmë dhe prova elektronike dhe të tjera se më kë ka komunikuar prokuroria . Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/apeli-i-krimeve-te-renda-rrezon-prokurorine-dhe-i-jep-te-drejte-tahirit Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News - Tahiri , avokati: Do të kërkojmë pushimin e çështjes посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя