40 vite në arsim! '7 Marsi' kthen në kohë mësues Bardhylin: Krenar për brezat që arsimova смотреть онлайн
Описание видео
Në festën e 7-Marsit të gjithë kujtojmë me nostalgji mësuesit të cilët kanë qenë dhe udhërrëfyesit tanë. Këtë 7 Mars ne zgjodhëm ta festonim në familjen e Z. Bardhyl Hoxha nga Tepelena i cili më shumë se 40 vite të jetës së tij ia kushtoi mësuesisë. Ai sot është 70 vjeç dhe jeton në Tiranë, së bashku me zonjën e tij Behare. Edhe pse është shkëputur nga ky profesion prej 6 vitesh për të gjithë ata që e njohin dhe ish-nxënësit e tij, ai vazhdon të jetë mësuesi më i dashur. Ky 7 mars rikthen në kohë kujtimet e mësues Bardhylit. ?Ne sa mbaronim shkollën prisnim me padurim që të fillonim punë. Unë kam filluar shumë punë shumë shpejt, sa kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në Gjirokastër. Në moshën 18-vjeç kam shkuar mësues në ciklin e ulët për herë të parë. Ishte kënaqësi të punoje me fëmijët, sa kishim mbaruar shkollën e prisnim me gëzim këtë ditë. Donim të transmetonim njohuritë tona dhe ti bënim të aftë për jetën. Ishte kënaqësi të punoje sidomos me fëmijët e klasës së parë, i mësoje të bënin shkronjat një nga një pastaj ti bashkoje pastaj ti plotësonin, ishte tamam si një gur skalitës që e merrje e skalitje dhe e përgatitje dhe shumë prej tyre i kujtoj me kënaqësi sot, gjithashtu edhe ata. Njëri prej tyre është pedagog në Universitetin e Kamzës dhe e kam mësuar në klasë të parë. Gjithmonë më dërgon përshëndetje, të falenderoj thotë për punën që ke bërë me mua. Рекомендуем 40 vite në arsim! '7 Marsi' kthen në kohë mësues Bardhylin: Krenar për brezat që arsimova посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя