Ora News - E vrau nënën në gjendje të dehur, deklarata në polici: Isha i pirë, s'mbaj mend asgjë смотреть онлайн
Описание видео
#oranews 84-vjeçarja, Nazime Demollari, nga Korça u masakrua me mjete të forta nga djali i saj 64 vjeçar që tashmë është arrestuar nga Policia për krimin në familje që dyshohet se e ka kryer në gjendje të dehur. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë në gjendje të alkoolizuar. Nazim Demollari, 64 vjeçari korçar i arrestuar për vrasjen e nënës 84-vjeçare, ka deklaruar në Polici se nuk mban mend asgjë rreth krimit të cilin dyshohet se e kreu në gjendje të dehur. Burime thanë se djali i akuzuar për vrasjen e nënës, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa thotë se nuk është në gjendje të kujtojë dinamikën e ngjarjes. ?Nuk mbaj mend asgjë çfarë kam bërë. Kam qenë në gjendje të dehur?, citohet të ketë thënë 64 vjeçari për grupin hetimor. Por policia thotë se ka gjetur prova për krimin në familje dhe ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 84-vjeçares, Nazime Demollari. Sipas hetimeve, ajo nuk është mbytur siç u raportua fillimisht, por është goditur me sende të forta në kokë e trup. Për pasojë ajo gjeti vdekjen e menjëhershme. Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi kishin dëgjuar një debat të ashpër mes nënës e djalit, që jetonin bashkë në një apartament në lagjen 13. Konfliktet sipas fqinjëve dhe familjarëve kanë qenë të vazhdueshme mes nënës e djalit, për shkak të përdorimit të alkoolit nga 64 vjeçari. Ai ishte i divorcar dhe prej disa kohësh i papunë, çka duket se i ka bërë të pashmangshme sherret mes nënës e djalit, deri të hënën që përfundoi me krim në familje. Nazime Demollari u bë gruaja e shtatë që vritet në tre muajt e parë të vitit 2019. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/e-vrau-nenen-ne-gjendje-te-dehur-deklarata-ne-polici-isha-i-pire-smbaj-mend-asgje Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News - E vrau nënën në gjendje të dehur, deklarata në polici: Isha i pirë, s'mbaj mend asgjë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя