Ora News - Vota e emigrantëve, qeveria i shtrin dorën për bashkëpunim opozitës së re
Описание
#oranews Qeveria kërkon bashkëpunimin e 4 deputetëve të rinj për të diskutuar për të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë. Drafti i reformës zgjedhore, e cila përfshin edhe votën e diasporës është depozituar në Kuvend, por për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën e larguar nuk është bërë e mundur miratimi i saj. Me marrjen e mandateve nga 4 deputetët e rinj të LSI dhe dy deputetët Murrizi dhe Koka, në karriget e opozitës në Parlament pritet të ulen 6 deputetë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamenti Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës së re që të bashkojë votat me PS për tu dhënë emigrantëve të drejtën e votës. Edhe pse PS ka depozituar në Kuvend draftin për reformën zgjedhore, por për shkak të konsensusit nga ana e opozitës së dorëhequr nuk ka kaluar në seancë. Njohja e pensioneve është një tjetër pikë në interes të shqiptarëve që jetojnë jashtë është njohja e pensioneve. Për këtë arsye qeveria ka emëruar një Koordinator Shtetëror për Pensionet. Në Samitin e Diasporës është diskutuar krijimi i Bankës së Diasporës si dhe ngritjen e Dhomës së Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset e diasporës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/vota-e-emigranteve-qeveria-i-shtrin-doren-bashkepunim-opozites-se-re Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии