Ora News – Zgjedhjet në Tuz, Bushati: Janë bërë përpjekje për statusin e pavarur të komunës смотреть онлайн

4 просмотров 02.03.2019 00:01:33

Описание видео

#oranews #ditmirbushati Pak orë përpara se shqiptarët në komunën urbane të Tuzit t?i drejtohen kutive të votimit, ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar këtë proçes tejet të rëndësishëm, duke vlerësuar bashkimin më një koalicion të shqiptarëve që jetojnë atje. Nga Shkodra, Bushati tha se janë bërë shumë përpjekje në të shkuarën për të siguruar statusin e pavarur të komunës, ndërsa shtoi se koalicioni ?Malësia na Bashkon? fuqizon statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, i shumë kërkuar prej vitesh. Ditmir Bushati, deputet i PS: Shqiptarët janë të bashkuar në zgjedhjet për drejtimin e komunës Tuz. Janë bërë shumë përpjekje për të siguruar statusin e pavarur të komunës dhe administrimin e pavarur të saj nga Podgorica. Së dyti koalicioni Malësia na bashkon shpresoj të jetë një premisë jo vetëm për zgjedhjet që do të zhvillohen nesër në Tuz, por mbi të gjitha edhe për të fuqizuar statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Për herë të parë partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin ?Malësia na Bashkon? në zgjedhjet vendore për Komunën e Tuzit në Malësi, nga ku pritet që drejtimin ta marrin shqiptarët. Rreth 11.800 votues do të votojnë në 30 qendra votimi, e më pas kryetari i Komunës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal i njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë. Gjithçka në komunën e Tuzit është bërë gati për zgjedhjet, madje dokumentet janë edhe në gjuhën shqipe, pasi rajoni i malësisë është i populluar me shumicë shqiptare. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/zgjedhjet-ne-tuz-bushati-jane-bere-perpjekje-statusin-e-pavarur-te-komunes Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News – Zgjedhjet në Tuz, Bushati: Janë bërë përpjekje për statusin e pavarur të komunës посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, zgjedhjet, bushati, janë, bërë, përpjekje, statusin, pavarur, komunës