Ora News – Situata e rendit, 16 të vrarë brenda dy muajve të parë të vitit 2019 смотреть онлайн

0 просмотров 02.03.2019 00:01:25

Описание видео

#oranews #situataerendit Situata e rendit është përkeqësuar pasi gjatë dy muajve të parë janë shënuar 16 të vrarë, duke shënuar rritje në krahasim me dy vitet paraardhëse. Referuar dhe të dhënave të INSTAT, në 3-mujorin e parë të vitit 2018 janë shënuar 12 vrasje, ndërsa vetëm në periudhën janar-shkurt të këtij viti janë vrarë 16 persona. Ish-drejtues të policisë thonë se kjo situatë lidhet me punën e dobët parandaluese. Ky vit ka nisur në mënyrë negative për numrin e vrasjeve të regjistruara në vend në periudhën janar-shkurt. Numri i viktimave nga krimet kundër personit në dy muajt e parë të vitit është 16, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 3 mujorit të parë të 2018-ës në vend kanë ndodhur 12 vrasje, duke shënuar rritje me katër raste më shumë se viti paraardhës 2017. Për ish-drejtuesin e disa sektorëve në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, situata e rendit është shqetësuese, ndërsa rritja e numrit të vrasjeve sipas tij lidhet me punën e dobët në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Elezi: Policia e Shtetit në momentin që ne flasim është në trysni të plotë. Të pretendosh se policia e shtett është në krye të detyrës do të thotë se realisht nuk e njeh situatën. Ajo që e ka çuar në këtë situatë për të cilën ne flasim unë mendoj se nuk është gjë tjetër veçse kupola drejtuese e policisë së shtetit, e cila tashmë është jashtë funksionit. Kjo polici shteti di të përdorë ndonjë gaz helmues. Për fillimin e këtij viti, numri më i madh i vrasjeve është regjistruar në Tiranë me gjashtë viktima, ndërsa e dyta renditet Vlora me katër raste. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/situata-e-rendit-16-te-vrare-brenda-dy-muajve-te-pare-te-vitit-2019 Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News – Situata e rendit, 16 të vrarë brenda dy muajve të parë të vitit 2019 посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, situata, rendit, vrarë, brenda, muajve, parë, vitit, 2019