Ora News - Ambasadori serb: Të rinjtë, urë e re bashkëpunimi mes Serbisë dhe Shqipërisë
Описание
#oranews Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë hyrë në një atmosferë të re bashkëpunimi dhe kjo falë klimës pozitive që është krijuar nga drejtuesit e dy qeverive. Një nga fushat ku ky bashkëpunim është shtrirë është edhe rinia ku ka shumë mundësi bashkëpunimi në arsim, kulturë dhe sport. Kështu theksoi Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, teksa mori pjesë në konferencën rajonale përmbyllëse të projektit ?Të rinjtë Shqiptarë dhe Serbë, së bashku për përfshirjen sociale? që u mbajt në qytetin e Kukësit. Miroljub Zariç, Ambasadori serb në Tiranë: Është shumë e rëndësishme që të rinj nga Serbia dhe Shqipëria janë takuar se pari në Serbi dhe tani në Shqipëri dhe kanë vendosur miqësi të reja. Jam i sigurt se ata janë një përfaqësues të një ure të re bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një takim i tillë nuk mund të realizohej pesë vite më parë. Ky takim është vazhdimësi e një shpirti të ri, e një atmosferë të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona. Kjo klimë është krijuar falë dy kryeministrave Vuçiç dhe Rama. Në mes dy vendeve tona është vendosur një bashkëpunim të ri ku më rëndësishmja është ekonomia. Vitin e kaluar marrëdhëniet tregtare në mes Serbisë dhe Shqipërisë kapën shifrën e 191 milionë euro në një kohë kur në 2005 ishin vetëm 41 milionë euro. Ka shumë mundësi bashkëpunimi për të rinjtë në arsim, sport e kulturë. Prej nëntë muajsh organizata ?Partnerë për Fëmijët? në Shqipëri në bashkëpunim me organizatën serbe ?Pomoç Deci? ka realizuar disa projekte sociale në Kukës dhe disa qytete të Serbisë në shërbim të komunitetit ku të rinjtë nga Kukësi dhe Serbia kanë ndarë përvojat e punës së tyre në partneritet së bashku. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ambasadori-serb-te-rinjte-ure-e-re-bashkepunimi-mes-serbise-dhe-shqiperise Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии