Rreze Dielli 27 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pilaf bullgur me mish смотреть онлайн

1 просмотров 27.02.2019 00:20:31

Описание видео

Pilaf bullguri me mish Përbërësit: 500 gr tul viçi 1 lgj gjalp 2 lgj vaj ulliri 1 kokërr qepë 1 lgj salcë domate 1,5 gotë bullgur i trashë 3 gota lëng mishi ose ujë i nxehtë Kripë dhe piper i kuq Pak rigon Përgatitja: Lajmë, thajmë mishin dhe e presim atë në kubikë mesatarë. E vendosim në tigan pasi ngrohim 1 lugë gjelle vaj dhe e kaurdisim deri sat ë gatuhet duke shtuar pak kripë e piper të kuq. Në fund pasi të jetë gatuar mishi, e spërkatim me pak rigon. Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo gjalpi të shkrijë, shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël. E kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet, shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate dhe e kaurdisim së bashku me qepën për 1 minutë. Shtojmë bullgurin dhe i përziejmë se bashku me pak kripë e 3 gota lëng mishi të valuar. E përziejmë dhe ulim temperaturën në mesatare. Vendosim kapakun dhe e lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta. Më pas largojmë tenxheren, mbulojmë bullgurin me pecetë e më pas me kapak dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta të tjera. Më pas shërbejmë bullgurin e ngrohtë duke i vendosur mbi të copa mishi të skuqur dhe të aromatizuar me rigon. Рекомендуем Rreze Dielli 27 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pilaf bullgur me mish посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
rreze, dielli, shkurt, 2019, gatuajmë, vjollca, pilaf, bullgur, mish