'Po përgatitet arrestimi Dakos'/ Rama i përgjigjet Bashës: E di se ku fle lepuri, por do pendoheni
Описание
Kryeministri Rama nga Lushnja deklaroi se pralamenti më në fund do të jet ëi çlirura nga opozita, ndërsa deputetët dhe ministrat do të flasin për problemet e njerëzve. Ai u shpreh se ëndrra e opozitës është për të marrë pushtetin dhe për t'iu fshehur drejtësisë, por nuk do të realizohet. Ëndrra e tyre për të marrë pushtetin dhe për t'i ikur drejtësisë është e pamundur, janë të dënuar të dështojnë. Kemi parlament sot, se ne nuk duam konflikt, nuk duam përballje nga ato primitivet që kanë ata në kokë dhe parlamenti do të jetë i çliruar prej tyre, do të jetë vendi ku do të flasim për problemet tuaja. Jo vendi ku hajduti bërtet kapeni hajdutin tha Rama. Në momentin që kreu i qeverisë hyri në takimin me qytetarët, një grup i vogël të rinjsh demokratë protestuan me thirrjet 'Rama ik, Rama ik'. Ndërsa pas takimit Rama u nis për në Tiranë për në seancën plenare.
Комментарии