Ora News – Pa ujë të pijshëm, 10 familje në Berat në konflikt për taracën e pallatit
Описание
#oranews #berat #ujeipjshem 10 familje në qytetin e Beratit prej disa ditësh nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Shkak është bërë konflikti me një prej banorëve të pallatit, i cili ka prerë tubat e të gjithë depozitave që ndodheshin në taracën e banesës së tij. Situatën banorët e kanë denoncuar në polici por ende nuk kanë marrë zgjidhje. Një konflikt mes banorëve të një pallati dhe një bashkëqytetari të tyre, ka lënë pa ujë të pijshëm prej disa ditësh 10 familje në Berat. Ngjarja edhe pse është denoncuar në Policinë Bashkiake ende nuk ka marrë zgjidhje. Bëhet fjalë për taracën e një pallati pesë katësh në lagjen Dëshmorët e Kombit , e cila në të gjithë hapësirën e saj është zënë nga një banor që jeton në katin e pestë. Nën pretendimin se i prishet soleta e taracës, ky i fundit ka prerë tubat e depozitave të banorëve të kateve të poshtëm, duke i lënë këta të fundit pa ujë të pijshëm. Banorët shprehen se depozitat i kanë vendosur me mirëkuptim në hapësirën e soletës që përkon vetëm me shkallët e pallatit dhe si e tillë është e përbashkët dhe nuk prek sipërfaqen e shtëpisë të pronarit të katit të pestë. Ky i fundit pasi ka prerë tubat e ujit nuk ndodhet në banesë ditët e fundit, kur Policia Bashkiake shoqëruar nga forcat e rendit kanë shkuar për ta pyetur lidhur me ngjarjen. Në këto kushte banorët shprehen se jo vetëm që janë pa ujë të pijshëm prej ditësh, por dhe në një konflikt të hapur me bashkëqytetarin e tyre dhe kërkojnë zgjidhje. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pa-uje-te-pijshem-10-familje-ne-berat-ne-konflikt-taracen-e-pallatit Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии