Prokuroria sqaron per Opinion: Po hetohet veprimtaria e Vangjush Dakos смотреть онлайн
Описание видео
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk është person nën hetim për dosjen 339 , por Prokuroria thotë se po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë që kanë rënë në përgjimet e dosjes 339 . Organi i akuzës e ka bërë sqarimin në emisionin Opinion në Tv Klan pas kërkesës së gazetarit Blendi Fevziu për të saktësuar nëse kreu i Bashkisë së Durrësit po hetohet për blerje të votave. Vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara. Fakti që nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elemente të veprës penale , deklaroi Prokuroria Shqiptare për emisionin Opinion . Ndërsa burime nga Prokuroria kanë thënë për Opinion se: Për dosjen 339 me vendim të Donika Prelës janë vendosur 2 prokurore dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore nga një prokuror që ishte dhe pesë oficerë të policisë gjyqësore. Me vendim të Prelës është dhënë urdhër për ekzaminimin e 400 CD-ve nga 700 . Sot kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka marrë informacione që Vangjush Dako do të arrestohet. Kreu i Bashkisë së Durrësit ka dalë në disa përgjime të Prokurorisë duke biseduar me anëtarët e bandës së Avdylajve, të arrestuar para disa muajsh për trafik droge. Vetë Dako ka pranuar në atë kohë se ka biseduar me ta, por sikurse takon dhe flet me çdo qytetar gjatë zgjedhjeve. Opozita e akuzon se Dako është i përfshirë në blerje votash dhe kërkon arrestimin e tij. Рекомендуем Prokuroria sqaron per Opinion: Po hetohet veprimtaria e Vangjush Dakos посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя