KE nuk ndermjeteson per zgjidhjen e krizes смотреть онлайн

0 просмотров 25.02.2019 00:01:23

Описание видео

Komisioni Europian bën thirrje për diskutime konstruktive midis mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e situatës në Shqipëri, duke përjashtuar momentalisht një ndërmjetësim të Bashkimit Europian. Kjo është përgjigjja që ka dhënë zëdhënësja e Komisionit Europian, e pyetur nëse komisioneri Hahn do të ndërmjetësojë situatën e krijuar pas djegies së mandateve parlamentare nga partitë e opozitës, siç e ka bërë në Maqedoni. Maja Koçijaçiç ka ripërsëritur qëndrimin se heqja dorë nga mandatet parlamentare nga ana e opozitës cenon demokracinë dhe procesin e integrimit dhe është kundraproduktive. Ne presim që të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë në Parlament dhe të evitojnë masat për akte dhune dhe deklarata ndezëse. Zëdhënësja e Komisionit Europian është pyetur edhe për kontestimet lidhur me kapërcimin e fazës së parë të disa prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë hetuar dosje të nxehta të korrupsionit dhe nuk kanë justifikuar pasuritë e tyre. Ajo theksoi se Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk po sakrifikon cilësinë e procesit për ta finalizuar sa më shpejt atë. Shtetet e Bashkuara, institucionet e Bashkimit Europian dhe OSBE e kanë cilësuar vendimin e opozitës për heqjen e mandatave, si cenim të demokracisë. Ambasada amerikane në Tiranë, u bëri thirrje deputetëve të refuzojnë djegien e mandateve. Tv Klan Рекомендуем KE nuk ndermjeteson per zgjidhjen e krizes посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
ndermjeteson, zgjidhjen, krizes