Ora News - Meta nderon Vllazninë : Mesazhi i bashkimit 100 vjet më parë, aktual edhe sot
Описание
#oranews Në 100- vjetorin e Klubit ?Vllaznia?, Presidenti i Republikës Ilir Meta nderoi disa prej sportistë dhe trajnerë në vite në disiplina të ndryshme sportive. Në teatrin ?Migjeni? te Shkodres, Kreu i Shtetit u shpreh se mesazhi i bashkimit që u dha 100 vite më parë, është ende aktuar edhe sot. Meta: Bashkimi i shkodranëve në Shoqërinë ?Vllaznia? pa dallim përkatësie fetare, bindje e ideje është ndër mesazhet e mëdha të pasurisë të pashterur shpirtërore dhe aspiratës shqiptare për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar e të përparuar. Vllaznia? do kujtohet: Si Klubi i parë sportiv, për fanellën Kuq e Blu, si shkolla më e madhe e lindjes së talenteve sportivë dhe si Klubi me tifozerinë më të zjarrtë, por dhe më të kulturuar njëkohësisht, si tifozeria e vetme në Shqipëri që duartrokiste kundërshtarin kur luante më mirë. Për mjeshtrin Sabah Bizi shkoi titulli i lartë ?Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut?. Gjithashtu Presidenti Meta dekoroi me Titullin ?Mjeshtër i Madh?: çiklistin Agim Tafili, atleten Arbana Xhani (Bekteshi), peshëngritësin Asim Belinovi, futbollistët dhe trajnerët Astrit Hafizi dhe Ramadan Rragami, Xhevdet Shaqirin futbollistët Edi Martini, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, golashënuesin Vioresin Sinani, atletin rekordmen Hysni Bebeziqin, volejbollistët Luigjino Mjeda dhe Mark Kroqi, basketbollistët Muhamet Sokoli e Refik Vorfa e Sokol Kalaj, basketbollisten frymëzuese Pina Haxhi si dhe mundësin e trajnerin Rrok Bardeli. Për më shumë lexoni në: Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии