Ora News - Komisionet miratojnë protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut смотреть онлайн
Описание видео
#oranews Komisioni i ligjeve miratoi me unanimitetin e të gjitha palëve politike për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO. Fatmir Mediu shprehu qëndrimin e tij pro dhe përshëndeti këtë zhvillim. Mediu: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një hap i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, në pikëpamjen e sigurisë, i zgjerimit të NATO-s në Ballkan, duke shpresuar që gjithë Ballkani në të ardhmen të jetë në NATO. Edhe deputetja e LSI, Silva Caka mbështeti këtë votim por i kërkoi përfaqësueseve të ministrisë së Jashtme të rishikojnë simbolet kombëtare që përdorin ambasadat shqiptare në shtetet e huaja. Caka: Të lutem zonjë, kur ju të ktheheni në zyrë, megjithë respektin që mund të kem për ju të shihni dhe njëherë simbolet tona qoftë në ambasadën italiane dhe në çdo ambasadë tjetër. Këto nuk janë çështje të nacionalizmit, por janë çështje të një identiteti kombëtar. Po ashtu, Gent Strazimiri i Partisë Demokratike u shpreh pro votimit për Maqedoninë, por nuk qëndroi për të votuar pasi sipas tij është më me rëndësi t?i bashkohet popullit që proteston në rrugë. Strazimiri: Së bashku me kolegët e mi, jam i detyruar ta lë këtë mbledhje, të shkoj të bashkohem me popullin dhe sigurisht tju kujtoj datën 16 shkurt, ora 11:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të ruajtur Shqipërinë në NATO dhe për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE Edhe Fatmir Xhafaj si pjesë e shumicës përshëndeti këtë vendim dhe u shpreh se ky është një vendim në interes të kombit shqiptar. Xhafaj: Është e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm shtetformues në këtë vend. Është e rëndësishme edhe për interesat tona kombëtare. Të enjten në seancë plenare, Kuvendi do të japë votën e tij pro ndërsa pritet dhe një fjalim i kryetarit të kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri përpara deputetëve shqiptarë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/komisionet-miratojne-protokollin-anetaresimin-ne-nato-te-maqedonise-se-veriut Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News - Komisionet miratojnë protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя