Ardian Fullani me detyrë të re, caktohet anëtar i Bordit Këshillues të Bankës në Mal të Zi

0 просмотров 06.02.2019 00:00:55

Описание

#oranews #ardianfullani Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të jetë pjesë e Bankës Qendrore në Mal të zi, si një prej 11 anëtarëve të Bordit Këshillues. Kjo lëvizje ka sjellë reagime në shtypin e Malit të Zi, duke marrë në konsideratë edhe akuzat me të cilat AI u përball gjatë vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë. I pyetur nga Mediat, Guvernatori i Malit të Zi nuk e komentoi këtë rast. Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është emëruar anëtar i Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Mediat vendase e kanë publikuar këtë lajm, teksa krijimi i kësaj strukture është miratuar në shtator të vitit të kaluar. Bordi ka 11 anëtarë, njëri prej të cilëve është edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. E përditshme malazeze ?Vejesti?, teksa publikon këtë lajm, evidenton edhe faktin që Fullani ka qenë i akuzuar në Shqipëri. ?Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë?, thuhet në artikull. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ardian-fullani-me-detyre-te-re-caktohet-anetar-i-bordit-keshillues-te-bankes-ne-mal-te-zi Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Ardian, Fullani, detyrë, caktohet, anëtar, Bordit, Këshillues, Bankës