Ora News - Pedagogët e Shkencave Sociale nisin grevën pa afat, studentët bojkotojnë mësimin
Описание
#oranews #pedagoget #greve Pedagogët e Shkencave Sociale nisën të hënën grevën pa afat. Vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit të Fakultetit, por mori mbështetjen e kreut të Lëvizjes për Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbajti një ligjërim për studentët. Të hënën pedagogët e Shkencave Sociale u paraqitën në Fakultet jo për mësim por për të nisur zyrtarisht grevën. Vendimi i Asamblesë erdhi fill pas përfundimit të afatit një javor që pedagogët i kishin vendosur qeverisë por edhe takimit me Minsitren Shahini nga e cila nuk morën përgjigje për kërkesat. Por vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit, Edmond Rapti, i cili tha për mediat se në 10 klasa po zhvillohet mësim. Rapti: Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndjenjur në hollin e takimit. Për të mbështetur pedagogë e studentë të hënën në Fakultetin e shkencave Sociale ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ardhja e Kurtit hasi në kundërshti të Dekanit, i cili tha se për praninë e tij në Fakultet duhej të merrej leje. Rapti: Sa i takon zotit Albin Kurti, ai nuk ka marrë asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Fakultetit dhe është i ftuar aty.Unë jam me studentët dhe i kam mnbështetur, edhe qeveria është me studentët. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pedagoget-e-shkencave-sociale-nisin-greven-pa-afat-studentet-bojkotojne-mesimin Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии