Ora News - Djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës kërcënon zyrtarin socialist
Описание
#oranews Sekretari për mediat dhe çështjet sociale i PS Vau Dejës Agron Ceka është kërcënuar me jete nga shtetasi Eduart Hila, djali i kryetarit te bashkisë Vau Dejës Zef Hila. Është vetë Agron Ceka ai që ka bërë denoncimin publik duke pretenduar se ka marrë një kërcenim. Sipas Cekes, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe te mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejes në facebook kundër babait të tij që është kryetar bashkie. Ceka pretendon se Eduart Hila i ka thënë se nëse vijon postimet nuk do të ekzistojmë ne këtë botë ose unë ose ti . Këtë kërcenim, sekretari i PS ne Vau Dejës e quan një skandal të vërtetë dhe kërkon që strukturat e policisë te ndërhyjnë për të ndaluar kërcënimet që vijnë nga njerëzit e kryebashkiakut Hila. Ceka u shpreh se për këtë ngjarje do të bëjë kallëzim penal ne policinë vendore te Shkodrës. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/nuk-do-te-ekzistosh-ne-kete-bote-djali-i-kryebashkiakut-te-vaut-te-dejes-kercenon-zyrtarin-socialist Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии