Ora News - Investime gjysmake në Teatrin e Operas, Zahaj: Punimet jashtë çdo standardi!
Описание
#oranews #tkob Ndërhyrja për rikonstruksionin e Teatrit të Operas dhe Baletit pa marrë më parë mendimin e ekspertëve është denoncimi më i fundit në media. Skenografi, Bashkim Zahaj, shprehet se projekti është gjysmak dhe jashtë çdo standardi. Teatri i Operas dhe Baletit prej muajsh është në proces rikonstruksioni dhe nga fotot e publikuara së fundi vërehet se skenës se re i është hequr rotativi, një ndër elementët më të domosdoshem të Teatrit skenik. Sipas ekspertëve të fushës, projekti po zbatohet pa pyetur specialistët, skenografët dhe arkitektët, të cilët çuditërisht e kanë të ndaluar të futen në ambientet e brendshme të Teatrit. Skenografi, Bashkim Zahaj, shprehet i indinjuar për këtë projekt që e cileëson gjysmak. Ai thotë se punime po kryhen jashtë çdo standardi dhe logjike skenike. Bashkim Zahaj: Ky grup arkitektësh ose ky arkitekt e ka të detyrueshme përballjen me specialistët. E çuditshme është që ne nuk futemi dot aty për të parë se çfarë ndodh. Zahaj pohon se pas një bisede me drejtoreshën aktuale të TKOB, Zana Çela, i ka konfirmuar se këtë projekt e ka gjetur të miratuar nga ish-drejtori Ilir Kerni. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/investime-gjysmake-ne-teatrin-e-operas-zahaj-punimet-jashte-cdo-standardi Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии