Ju flet Moska : Te pseudonimi sigurims, e vërteta e prokurorit Bujar Sh.

0 просмотров 29.01.2019 00:10:30

Описание

#oranews #jufletmoska A është sigurims apo jo Bujar Sheshi? Debati rreth anëtarit të KLP-së ishte në fokus të analizës së emisionit Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News. Myftaraj: Reforma në drejtësi u ballafaqua më në fund me minat e fshehura të së shkuarës së këtij vendi, me Sigurimin e Shtetit. Mënyra sesi do të zgjidhet kjo çështje është shumë domethënëse nëse do të sakrifikohet ajo që ka mbetur nga e shkuara apo do të sakrifikohet reforma. Është fjala për çështjen e prokurorit Bujar Sheshi që këto ditë është në qendër të debatit sa i përket asaj pjesë të debatit publik që ka të bëjë me reformën në drejtësi për shkak se nga Autoriteti i Kontrollit të Dosjeve ndaj tij ka ardhur një dokument që thotë se ky prokuror ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Venusi dhe për këtë arsye nuk dihet të jetë anëtar i KLP për të cilin ka aplikuar. Këshilli i Lartë i prokurorisë është një organizëm që merret me emërimet e prokurorëve. Tani çështja është, a ka qenë vërtetë apo jo zoti Sheshi bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Në aktet që ka sjellë Autoriteti i Kontrollit të Dosjeve rezulton se në dokumentet e Sigurimit të Shtetit figuron emri Bujar Asim Shesha, i lindur në janar 1957 dhe i tërhequr në rekrutim në shkurt të vitit 1974. Autoriteti i Kontrollit të Dosjeve thotë se ky person nuk është gjë tjetër veçse zoti Bujar Ramiz Sheshi, prokurori pra, i cili është rekrutuar kur ka qenë nxënës i vitit të tretë në shkollën e mesme Petro Nini Luarasi këtu në Tiranë. Mospërputhjet janë tek emri i babait, mbiemri dhe datëlindja. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ju-flet-moska-te-pseudonimi-sigurims-e-verteta-e-prokurorit-bujar-sh Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
flet, Moska, pseudonimi, sigurims, vërteta, prokurorit, Bujar