Report Tv-Rimbursimi i investimit në “Arenën Kombëtare”, FSHF hedh në gjyq shtetin

0 просмотров 29.01.2019 00:01:08

Описание

Ashtu siç pati kërcënuar FSHF ka hedhur në gjyq Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për shkak të stadiumit ?Arena Kombëtare?. Lajmi është konfirmuar për ?Report TV? nga burime brenda federatës të cilët bëjnë me dijë se ?shoqëria kuq e zi? kërkon rimbursimin e investimit që ka bërë në stadiumin ?Arena Kombëtare?, diçka e cila deri më tani nuk ka ndodhur nga institucioni përgjegjës. Sipas ligjit Komisioni i Apelit në Ministrinë e Ekonomisë duhet të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga federata shqiptare e futbollit. Si pasojë mungojnë 2 mln euro, të cilat ndikojnë në përfundimin e punimeve në stadiumin ?Arena Kombëtare?. Aktualisht punimet janë në një fazë të avancuar dhe pritej që stadiumi të ishte i gatshëm në muajin qershor. Deri në këtë pikë e sigurtë është se kombëtarja shqiptare dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Europianit 2020 nuk do ti zhvillojë në këtë impiant, por duke parë edhe problemet me rimbursimin e TVSH-së përfundimi I punimeve rrezikon të zgjasë me vite. Arena Kombëtare nisi ndërtimin në qershor të 2016 në vendin ku më parë ishte stadium ?Qemal Stafa?.

Комментарии

Теги:
Report, Rimbursimi, investimit, “Arenën, Kombëtare”, FSHF, hedh, gjyq, shtetin