Adrian Paci për Ora News: Për herë të parë së shpejti një ekzpozitë në Tiranë
Описание
#oranews #ekspozite Artisti i njohur shqiptar Adrian Paci së shpejti do të hap ekspozitën e tij të parë personale në Galerinë e Arteve në Tiranë. Përmes mikrofonit të Ora News në Romë ai ka informuar se është hera e parë që mbërrin në Tiranë me një ekspozitë personale, e në një institucion kombëtar kaq të rëndësishëm për artin shqiptar sic është Galeria e Arteve. Adrian Paci i cili prej vitesh jeton në Milano të Italisë konsiderohet një nga artistët më të rëndësishëm të artit bashkëkohor botëror. Ai ka qënë i ftuari special në një seminar arti i zhvilluar në Muzeun e Artit Bashkëkohor Macro të Romës. Në titullin Zhvendosje e hapje Adrian Paci ka zhvilluar një bashkëbisedim me artistë e me publikun italian mbi konceptin e artit të tij. Përmes imazheve e videove, që shpesh i referohen Shqipërisë e vendilindjes së tij Shkodra, Adrian Paci shfaq se si zhvendosja e një objekti, i një imazhi, apo i një fotografie i jep artit një mundësi të re interpretimi si në teknikë ashtu dhe në përmbajtje. Po a është Zhvendosja e hapja e Adrina Pacit një dimension i ri për artin bashkëkohor? Adrian Paci: Arti Bashkëkohor botëror ka më shumë se një shekull që është vendosur në këto aventura të reja zhvendosje e hapje , pra jemi në një fazë konsolidimi. Por, për Shqipërinë Arti Bashkëkohor vjen vonë pas viteve 90 ndërsa në Europë fillimi i shekullit të XX sjell thyerje, çarje, zhvendosje dhe eksperimentime të reja në fushën e artit. Pra ne sot po vazhdojmë atë çka ka nisur artit bashkëkohor më parë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/adrian-paci-ora-news-here-te-pare-se-shpejti-nje-ekzpozite-ne-tirane Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии