Ora News - Dhunë me studentët , opozita kërkon seancë dëgjimore me ministrin Sandër Lleshaj

0 просмотров 28.01.2019 00:01:25

Описание

#oranews Ministri i Brendshëm dhe Ministrja e Arsimit do të raportojnë para komisionit të Medias për situatën e krijuar me protestën e studentëve. Deputetët e opozitës kanë kërkuar të zhvillojnë një interpelancë të martën me Sandër Lleshin për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në fakultete. Nga ana tjetër mazhoranca ka propozuar një tjetër interpelancë, me Ministren e Arsimit Besa Shahini, e cila do të duhet të paraqitet të mërkurën para deputetëve. Deputetët e opozitës në Komisionin e Medias kanë akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm për dhunë ndaj studentëve që janë ngujuar në fakultete. Për këtë arsye opozita ka kërkuar në interpelancë ministrin Sandër Lleshi. Vokshi: Ministri Sandër Lleshi të vije nesër përpara këtij komisioni, për të raportuar arsyet pse është ndërhyrë me dhunë brenda ambienteve universitare. Akuzat e deputetes Albana Vokshi janë pasuar me debatet me tone të larta, madje deri në fyerje si në rastin me deputeten socialiste në qarkun e Vlorës, Vilma Bello. Vokshi: E patë në Vlorë gjyqin që i bënë studentët Bello: Falë ligjeve të jetës që nuk klonohet një si ty, se pastaj ti do ishe modeli më i gabuar, i nënës, i gruas, i deputetes dhe i kryetares së komisionit. Mazhoranca si kundërpërgjigje ndaj propozimit të PD kërkoi në interpelancë ministren e Arsimit Besa Shahini. Ekonomi: Unë propozova që nesër të bëjmë një dëgjesë me ministren dhe grupet e interesit. Në komision LSI kërkoi rritjen e përfaqësimit të studentëve në borde. Nismëtarët kërkuan dhe 1 javë kohë para se çështja të diskutohet për të diskutuar më parë me grupet e interesit. Ajo që nuk mbeti pa u vënë re ishin edhe 2 ish Ministret Kumbaro dhe Nikolla, të cilat nuk preferuan të debatojnë për studentët dhe Arsimin e Lartë. Rrokaj: Propozimi i LSI i bërë që në dhjetor që kapi një problem emergjent të studentëve, propozimi i ri është që të shtyhet dhe të hapet nje debat i gjerë. Pse? Sepse Parlamenti, komisioni, deputetët nuk kanë bërë deri më sot një debat rreth kësaj problematike. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/dhune-me-studentet-opozita-kerkon-seance-degjimore-me-ministrin-sander-lleshaj Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
News, Dhunë, studentët, opozita, kërkon, seancë, dëgjimore, ministrin, Sandër, Lleshaj