Ora News – Klandestinë drejt BE, ndalohen 10 emigrantë sirianë në Shkodër

0 просмотров 25.01.2019 00:01:20

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT #oranews 10 emigrantë klandestinë sirianë u ndaluan në Shkodër e Malësi të Madhe këtë të premte. Shtatë klandestinë u ndaluan në lulishten pranë Xhamisë së Shkodrës dhe tre të tjerë në Malësi të Madhe bashkë me drejtuesin e një mjeti që po i transportonte drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi. Edhe gjatë vitit që lamë pas një numër i lartë i shtetasve të ardhur nga vendet e treta hynë në territorin shqiptar me qëllim kalimin drejt Malit të zi, e për ta vijuar udhëtimin në vendet e bashkimit europian. Megjithë ndëshkimet, një pjesë e madhe e këtyre shtetasve arritën të kalojnë me sukses në shtetin fqinj. Goditjet e personave që u japin ndihmë mbeten sporadike dhe policia thotë se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar. Për 5 muaj të 2018-es, u raportuar zyrtarisht për mbi 1600 emigrantë nga Siria që kërkuan azil në Shqipëri, duke e dyfishuar numrin në raport me 2 vite më parë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/klandestine-drejt-be-ndalohen-10-emigrante-siriane-ne-shkoder

Комментарии

Теги:
News, Klandestinë, drejt, ndalohen, emigrantë, sirianë, Shkodër