Shërbime falas për kategoritë në nevojë/ Manastirliu inspekton Klinikën Stomatologjike смотреть онлайн

0 просмотров 25.01.2019 00:03:49

Описание видео

Ministrja Ogerta Manastirliu inspektoi Klinikën Stomatologjike Universitare, ku është investuar një fond prej 15 milionë lekë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për modernizimin e shërbimit stomatologjik publik. ?E premtuam dhe në një kohë shumë të shkurtër arritëm të kryejmë një investim të munguar prej vitesh, që rrit cilësinë e shërbimit në Klinikën Stomatologjike Universitare, e cila ofron shërbim falas për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e familjeve me ndihmë ekonomike, pra kategoritë në nevojë. Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në këtë klinikë janë vendosur 8 unite dentare të gjeneratës së fundit, që garantojnë cilësinë më të lartë të shërbimit dhe sterilitet maximal. Gjithashtu për herë të parë pas shumë vitesh ofrohet shërbimi i punimeve estetike të porcelanit. Si dhe është investuar për modernizimin e shërbimit të Radiologjisë me grafi dixhitale, prodhim i vitit 2017, fjala e fundit e teknologjisë, që kontrollon auomatikisht sasinë e rrezeve për pacientin. Me investimet e kryera, për herë të parë në këtë klinikë ofrohet Panoramexi dixhital i teknologjisë së lartë me kontroll automatik dhe kompjuterik të imazhit. Ministrja Manastirliu deklaroi se ky investim i shërben edhe studentëve të Stomatologjisë, të cilët kryejnë praktikën në kushte dhe standarde bashkëkohore. Рекомендуем Shërbime falas për kategoritë në nevojë/ Manastirliu inspekton Klinikën Stomatologjike посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
shërbime, falas, kategoritë, nevojë, manastirliu, inspekton, klinikën, stomatologjike