Ora News - PD e Durrësit nis përgatitjet për protestën: Kemi arsye kundër Ramës

0 просмотров 25.01.2019 00:00:55

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT #oranews Partia Demokratike e Durrësit po mobilizon mbështetësit e saj për protestën e opozitës së bashkuar më 16 Shkurt në Tiranë. Kryetari Ferdinand Xhaferri ftoi qytetarët që të bashkohen kundër qeverisjes së korruptuar të Ramës, siç e cilësojnë demokratët. Opozita ka nisur organizimin për protestën e 16 shkurtit. Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferri, gjatë një takimi me banorët e ish-Kenetës i ftoi ata që ti bashkohen masivisht thirrjes për të zbritur në rrugë. Thirrja e demokratëve shkon për të gjithë kategoritë që kanë pakënaqësi, ndaj qeverisë së korruptuar të Ramës siç e cilësojnë ata, ndërsa Xhaferri theksoi se protesta është zgjidhja. Ferdinand Xhaferri: Duke shkuar një qytetar i lagjes këtu në protestë nuk thotë vetëm se nuk e pëlqej këtë qeveri, nuk jam dakord me këtë qeveri, nuk thotë vetëm që unë e urrej këtë qeveri, por nga aty fillon zgjidhja. Duke huazuar pyetjen që shtron Ambasada amerikane pas çdo arrestimi të bujshëm të personave të akuzuar për veprimtari kriminale apo korruptive, demokratët e Durrësit kishin përgatitur këtë poster si përgjigje. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pd-e-durresit-nis-pergatitjet-protesten-kemi-arsye-kunder-rames

Комментарии

Теги:
News, Durrësit, përgatitjet, protestën, Kemi, arsye, kundër, Ramës