Report Tv-Rritet numri i të rinjve të prekur nga ankthi смотреть онлайн
Описание видео
Rritet numri i personave të prekur nga ankthi dhe gjendja depressive. Psikiatrja Arjana Rreli thotë për Report TV se vitet e fundit vihet re se është rritur numri i të rinjve që preken nga këto probleme. Ne shohim se rastet janë rritje, jo vetëm për shkak të ndërgjegjësimit, por edhe sepse në shoqërinë tonë ka disa faktorë stresantë që i bëjnë njerëzit lehtësisht të ngacmueshëm, që format e ankthit të shprehen në forma nga më të ndryshmet. Arjana Rreli, psikiatre Me rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga ankthi, është bërë e mundur që edhe informacionet në lidhje më të, të jenë më të detajuara. Por shpesh, komplekset kanë shtyrë të rinjtë të marrin trajtim pa u konsultuar, që sipas psikiatres Rreli mund të rezultojë e rrezikshme. Vetëtrajtimi i cdo probleme e sidomos i atyre me probleme të shëndetit mendor është i gabuar, sepse ka disa medikamente që krijojnë varësi. Arjana Rreli, psikiatre Ankthi në pjesën më të madhe të rasteve, kurohet në mënyra alternative, por sigurisht ka edhe raste kur rekomandohet përdorimi i medikamenteve. Në momentin kur pengon mirëfunksionimin e personit dhe e bën të paaftë në aktivitetin e përditshëm duhen medikamente. Arjana Rreli, psikiatre Edhe vetë të rinjtë tregojnë se kanë vuajtur nga ankthi dhe sipas tyre shkak kanë qenë problemet e përditshme. Mendoj se ankthi është tek cdo person. Cdo njeri ka caste kur ndihet në ankth. Edhe unë kam qenë një nga këto persona. Një e re që ka vuajtur nga ankthir Рекомендуем Report Tv-Rritet numri i të rinjve të prekur nga ankthi посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя