Ora News - Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja rrugët alternative
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT #oranews Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, autostrada Tiranë-Durrës, konkretisht segmenti Tiranë-Qafë Kashar është mbyllur për qarkullimin e automjeteve. Mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur ndërhyrja për të shmangur përmbytjet, ndërsa punimet parashikohet të zgjasin rreth 2 javë. Kjo ndërhyrje cilësohet e domosdoshme edhe pse autostrada parashikohet të zgjerohet. Trafiku nuk qenë i rënduar në orët e para të mëngjesit të së premtes edhe pse kanë nisur punimet. Ndërhyrja do të realizohet në segmentin Tiranë -Qafë e Kasharit dhe punimet parashikohet të zgjasin dy javë. Drejtori i Projekteve të Mirëmbajtjes, Klodian Sava, deklaron se vlera e investimit për këtë ndërhyrje do të jetë 342 mijë euro. Klodian Sava: Këto janë disa punime rehabilituese në funksion të projektit të mirëmbajtjes së sigurisë rrugore bazuar në rezultat, një projekt i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore me një fond prej rreth 342 mijë eurosh. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/nga-sot-mbyllet-autostrada-tirane-durres
Комментарии