Babale 2 , Florenc Hoxha 3 orë te Krimet e Rënda: Unë regjistrova videon e Alfred Alizotit
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Për gati tre orë, ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth videos Babale 2 , në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ora News zbardhi pjesë të dëshmisë së tij. Mësohet se ai ka pranuar se realizoi videon e dytë me Alfred Alizotin, i cili thuhet se është autori që imitoi zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Florenc Hoxha ka pranuar se e kishte regjistruar Alizotin me një kamera në orë dore pasi kishte dyshuar për faktin se kishte qenë vetë Alizoti që ishte afruar vetë në takim. Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë video. Ai mendohet se është pyetur se në çfarë kushtesh është kryer kjo intervistë dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/babale-2-florenc-hoxha-sot-tek-krimet-e-renda
Комментарии