Ju flet Moska : Analizë e fjalimit të Presidentit Meta në OKB
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Kastriot Myftaraj në emisionin e tij Ju flet Moska ka analizuar fjalimin e Presidentit, Ilir Meta duke i bërë edhe disa kritika. Sipas Myftarajt, Presidenti Meta nuk mund të shtronte çështjen e Maqedonisë si problem të parë, përpara asaj të Kosovës mes Serbisë. Myftaraj: Këtë vit fjalimin në emër të Shqipërisë e mbajti presidenti Meta. Në të gjithë mediat po shoh analizat e fjalimeve në mediat amerikane dhe europiane dhe unë po bëj sot një analizë. Në fjalimin e gjatë të kryeministrit u përqëdrua kryesisht në çështje ndërkombëtare. Qëndrimi i parë i rëndësishëm në fjalim kishte të bënte me Maqedoninë. Ne konsiderojmë se Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, e arritur kohët e fundit, ka mundësinë të shndërrohet në një arritje historike. U kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Maqedoni, duke përfshirë edhe udhëheqësit vendorë shqiptarë, që të angazhohen në mënyrë aktive për të siguruar e arritur suksesin e referendumit të 30-të shtatorit, duke përkrahur votimin pro kësaj Marrëveshjeje , tha Meta në fjalim. Ajo që më bëri përshtypje është se zoti Meta marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e vendos para procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi. Tani nuk mund të kishin interes për Shqipërinë marrëdhëniet Maqedoni-Greqi sesa marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Këtë e vendosi si çështje të dytë presidenti Meta. Ky moment i vrullshëm pozitiv mund të ushqejë e nxisë gjithashtu një përparim të mëtejshëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu ka hyrë në fazën e tij të fundit, dhe pritet që të përfundojë me një Marrëveshje të detyrueshme ligjore mbi normalizimin tërësor të marrëdhënieve midis dy shteteve. Le të sjellim ndërmend se e kaluara historike e Ballkanit, në mënyrë famëkeqe, lidhej me ndryshime kufijsh, pastrimin etnik dhe shpërngulje të dhunshme masive , tha Meta në fjalim. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ju-flet-moska-analize-e-fjalimit-te-presidentit-meta-ne-okb
Комментарии