Ora News - Tentativa e trafikimit të drogës zhvendoset në vendet fqinje të Shqipërisë смотреть онлайн

0 просмотров 28.09.2018 00:01:56

Описание видео

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Tentativat për trafikim droge janë zhvendosur në vendet fqinje të Shqipërisë. Kështu u shpreh Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi gjatë një takimi që pati me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në njoftimin e ministrisë së Brendshme thuhet se, Toschi konfirmoi zhvendosjen e tentativave për trafikim, në shtetet fqinje të Shqipërisë dhe shprehu interesin e GdF që, në të ardhmen, të shtrijë monitorimin ajror edhe drejt këtyre vendeve. Duke u ndaluar në rezultatet konkrete, ai tha se ato të vitit 2018 janë tejet entuziaste sidomos duke pasur parasysh se këtë vit është shtuar numri i orëve të fluturimit, mbulohet një pjesë më e madhe e territorit dhe është rritur gjithashtu hapësira kohore gjatë së cilës është kryer monitorimi ajror. Komandanti i GdF nënvizoi se gjatë këtij viti, në territorin shqiptar janë mbjellë një numër edhe më i vogël bimësh kanabisi se në vitin 2017, që ishte viti më i suksesshëm në luftën kundër kanabisit. Nga ana e tij ministri Fatmir Xhafaj duke e falenderuar për asitencën që i ka dhënë në luftën kundër këtij fenomeni tha se kjo ndihmë mishërohet në dy fusha, kontrollin e kufirit detar dhe monitorimin ajror në kuadër të programit të Ministrisë së Brendshme Italiane e asistuar edhe nga projekti i BE, SANCAS. Xhafaj theksoi më tej se për Qeverinë shqiptare lufta ndaj kultivimit mbetet një prioritet i qartë politik dhe kombëtar. Ai e ilustroi këtë me masat e marra për të çrrënjosur përfundimisht nga territori shqiptar fenomenin e mbjelljes së bimëve narkotike, i shoqëruar me rezultate solide për të dytin vit radhazi , thuhet në njoftimin e ministrisë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/tentativa-e-droges-zhvendoset-ne-vendet-fqinje-te-shqiperise Рекомендуем Ora News - Tentativa e trafikimit të drogës zhvendoset në vendet fqinje të Shqipërisë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, tentativa, trafikimit, drogës, zhvendoset, vendet, fqinje, shqipërisë