Ju flet Moska : Ndryshim kurioz termi i z. Lu për reformën në drejtësi
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Intervista e fundit përpara largimit e dhënë nga ambasadori amerikan Donald Lu ka tërhequr vëmendjen e drejtuesit të emisionit Ju flet Moska , Kastriot Myftaraj. Sipas Myftarajt ambasadori Lu kishte ndryshuar fjalorin për reformën në drejtësi. Në vend të fjalës reforma në drejtësi Justice reforms përdorte fjalën Judicial reforms . Kastriot Myftaraj: Në intervistën e fundit para largimit të ambasadori Lu u vunë re disa detaje interesante. Ambasadori Lu kishte ndryshuar fjalorin dhe në vend të fjalës reforma në drejtësi Justice reforms përdorte fjalën Judicial reforms . Ndryshimi është shumë i madh, është thelbësor nuk është një detaj që ndryshon dicka në formë. Ndryshon thellësisht në përmbajtje. Reforma në drejtësi ka qenë gjithëpërfshirëse që përfshinte gjykatat, prokurorin, oficerët e policisë gjyqësore. Pra mes Justice reforms dhe Judicial reforms ka një dallim të madh. Reforma gjyqësore është e pjesshme. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ju-flet-moska-ndryshim-kurioz-termi-i-z-lu-reformen-ne-drejtesi
Комментарии